Deputeti i AAK-së, Shumbin Demaliaj, ka thënë se nuk po mund ta besoj që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta heqë taksën.
“Unë mendoja se Albini do ta vendosë taksën 200% me Serbinë, e jo ta largojë fare atë”, thotë ai.
“Nuk po mund ta besoj që Albini e largon taksën. Ende mendoj se është provokim. Nëse ai vendos ta lirojë Serbinë nga taksa, dhe të lejojë miliardat e Serbisë të futen në Kosovë atëherë me të vërtetë mendoj se ai bëhet një tradhtar”. /Gazeta Sinjali/