Përhapja e versionit Delta në Shqipëri ka sjellë sërish rritje rastesh me COVID në 24 orët e fundit.
Gjithashtu kanë ndërruar jetë dy të prekur me COVID, mes tyre një një 44-vjeçar nga Vlora.
Nga 5,252 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.
Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 39 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç.
46 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.
“Muaji
Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç,
ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në
parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e
virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë
të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes,
izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar
ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, këshillon ministria. /GazetaSinjali/