Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka bërë thirrje presidentes, Vjosa Osmani ta kundërshtojë shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Deputetja i thotë Osmanit të veprojë e pavarur nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Sot është dita e fundit që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dalë dhe të mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
“Presidente, vepro e pavarur nga Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje: Dil dhe mbroje interesin e qytetarëve të Kosovës”, shprehet ajo.
“Presidente, mos rri në rrugën e Kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tënd”./GazetaSinjali/