image Delawie: I lumtur që Biden do ta trajtojë Kosovën bazuar në interesin amerikan

Politikë

Delawie: I lumtur që Biden do ta trajtojë Kosovën bazuar në interesin amerikan

news image

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka rishpërndarë letrën që kandidati për president Joe Biden, u ka dërguar shqiptaro-amerikanëve që e mbështesin atë në zgjedhjet presidenciale.

Delawie ka thënë se kjo letër ka kuptim shumë të mirë pasi Biden do të rikthejë politikën e baraspeshuar të SHBA-së në Ballkan.

“Kjo letër ka kuptim shumë të mirë. I kënaqur të shoh që Joe Biden do të rikthejë një politikë të balancuar të SHBA-së karshi Kosovës duke u bazuar në interesat e sigurisë nacionale të Amerikës në Ballkan”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/