image Ky është rezultati i testit për COVID-19 i edukatores së Prishtinës

Shëndetësi

Ky është rezultati i testit për COVID-19 i edukatores së Prishtinës

news image

Edukatorja e çerdhes “Xixëllojna” në Prishtinë, ka rezultuar negative në testin për koronavirus.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi.

“Edukatorja ka dal negative në testin për koronavirus”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.

Edukatorja u dyshua se ishte infektuar me koronavirus, kjo pasi bashkëshorti i saj kishte rezultuar pozitiv.

IKSHPK ka njoftuar se sot janë prekur gjashtë persona nga koronavirusi, pacientët janë nga Prishtina, Mamushë, Vushtrri dhe Gijlan /Gazeta Sinjali/.