Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, është prononcuar për media pas takimit që pati me kreun e LDK-së Isa Mustafën e mandatarën për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmanin. Sejdiu ka sqaruar për media se ka shkuar në LDK për të ndihmuar në arritjen e koalicionit me VV-në, raporton Sinjali.
“Kam ardhë për ta bërë një tentativë shtesë për ta shtyer këtë ide përpara”, tha Sejdiu, transmeton Sinjali.
Ai tha se beson se bashkimi LDK-VV do t’i sjellë shtetit përparim.