image Del në gjyq 96-vjeçarja gjermane që u arratis, dyshohet për krime lufte

Evropë

Del në gjyq 96-vjeçarja gjermane që u arratis, dyshohet për krime lufte

news image

Gjatë ditës së sotme ka dalë para një gjykatësi, 96-vjeçarja gjermane, e cila ishte kapur nga policia pak kohë pas arratisjes para seancës gjyqësore muajin e kaluar nën akuzën për krime lufte në Luftën e Dytë botërore.

Irmgard Furchner u soll në sallën e gjykatës në një karrocë invalidësh. Ajo akuzohet për kontribut si 18-vjeçare në vrasjen e 11 mijë e 412 personave, kur ishte daktilografe në kampin e përqendrimit “Stutthof” mes viteve 1943 dhe 1945, u soll në sallën e gjykatës në një karrocë invalidësh.

Fytyra e saj pothuajse nuk shihej fare, sepse e dyshuara kishte vendosur maskë dhe një shami në kokë, të lëshuara edhe para syve. Kur gjykatësi dhe stafi i gjykatës u futën në sallë, masat e sigurisë ishin të rrepta, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.

Gjykimi ndaj të dyshuarës ishte shtyrë, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia në mëngjesin e 30 shtatorit dhe ishte arratisur për disa orë para se të kapej nga autoritetet më vonë po atë ditë.

Nga viti 1939 deri më 1945, rreth 65 mijë njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet ose në dhomat e gazit në kampin e përqendrimit afër Gdanskut, në Poloninë e sotme. Në mesin e tyre kishte të burgosur lufte dhe hebrenj.

/GazetaSinjali/