Zjarri ka dalë jashtë kontrollit mbi tunelin e Kalimashit, ku ka pushtuar të gjithë hapësirën e malit.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy mjete zjarrfikëse, por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Kurse sa i përket situatës së zjarreve në Bashkinë Mirditë, zjarri në malin e Munellës ka marrë përmasa më të mëdha, i favorizuar edhe nga erërat e forta.
Mësohet se zjarri është duke zbritur në fshatrat Domgjon dhe Munellë, duke u kthyer në kërcënim serioz për ta. Në fshatin Thirrë zjarri është aktiv, ku në lagjen Gështenjë është afruar në distancën 700 m.
Në lagjen Karaq është afruar në distancën 1000 m. Në terren janë 55 forca të ushtrisë, 10 zjarrfikësa, 4 të shërbimit pyjor.
Nga këto forca po bëhet e pa mundura për frenimin e vatrës, por është shumë e vështirë izolimi.
KËTU mund të shihni videon.