Në mbledhjen e Komitetit për Rindërtim, të mbajtur sot ministri Bledi Çuçi dha një raport të detajuar të numrit të banesave të pabanueshme pas tërmetit, objekteve të shembura nga tërmeti, familjeve të strehuara në çadra si dhe numri i familjeve përfituese të bonusit të qerasë sipas qyteteve.
Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, qeveria tashmë ka bilancin përfundimtar në tryezë, ku shifrat janë tragjike.
“Më lejoni tu bëj një raport të fundit të përditësuar mbi gjendjen që ndodhen sot të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke filluar me pjesën më te rëndëishme të strehim akomodimit të cilët që kanë lënë shpiat e tyre për shkak të pasojave që ka sjellë tërmeti .Në hotele sot janë 3613 banorë , në çadra janë 10225 .Numrin më të lartë e ka sigurisht qarku i Durrësit ku përfshihet dhe Kruja me 6075 pastaj Qarku i Tiranës me 2421 pastaj Qarku i Lezhës me 1729 banorë të cilët janë të akomoduar në çadra”, tha Çuçi.
Sipas ministrit për Rindërtim këto janë bilancet e fundit të pasojave të tërmetit:
Banesa të pabanueshme
Qarku Durrës 3310
Qarku Tiranë 1352
Qarku Lezhë 1232
Objekte të shembura
Tiranë 10 objekte të shembura
Qarku Durrës 55 objekte të shembura
Lezhë 7 objekte të shembura
Përfituese për bonuse qeraje
Durrës 1310 familje
Shijak 1187
Tiranë 2274
Vorë 499
Kavajë 176
Kamëz 270
Lezhë 160
Kurbin 610
Në fund ai shtoi se janë 8 persona të shtruar në spital nga pasojat e tërmetit ndërsa 3 persona të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.