Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë vdekje dhe 644 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, aktualisht në tri spitalet COVID janë duke u trajtuar 461 pacientë, 19 prej të cilëve janë në terapi intenzive kurse shtatë janë të intubuar.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 365 qytetarë nga koronavirusi, duke e çuar në 17 mijë e 697 numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/