image Deklaroi që e di se kush e vrau Oliver Ivanoviqin - Bogdanoviq ftohet nga Prokuroria

Rajon

Deklaroi që e di se kush e vrau Oliver Ivanoviqin – Bogdanoviq ftohet nga Prokuroria

news image

Media serbe “KRIK” para disa javësh raportoi se Boban Bogdanoviq është në dijeni se kush e ka vrarë politikanin serb, Oliver Ivanoviq. Ai tha se Ivanoviqin e ka vrarë Ljubomir Lainoviq me urdhër të Zvonko Veselinoviq, mirëpo vrasja ishte organizuar nga Milan Radojçiq.

Bogdanoviq i ka thënë KRIK-ut se shoku i tij, Aleksandar Gligorijeviq i ka treguar atij të vërtetën për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, transmeton Sinjali.

Po e njëjta media, sot ka raportuar se Bogdanoviq është ftuar nga Prokuroria të japë deklaratë në lidhje me vrasjen e janarit të vitit 2018.

“Unë e mirëpres vendimin për t’u ftuar në intervistë dhe jam pozitivisht i befasuar,” tha Bogdanoviq, duke shtuar se ai me kënaqësi do të shkonte në prokurori të premten dhe do të përsëriste atë që kishte thënë tashmë publikisht.

Kujtojmë që Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq bashkë me tetë persona tjerë më 8 dhjetor u sanksionuan nga Thesari Amerikan i Shtetit, pasi ata dyshohen për veprimtari të jashtëligjshme.

/GazetaSinjali/