image Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit në rastin 'Syri i Popullit'

Drejtësi

Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit në rastin ‘Syri i Popullit’

news image

Janë deklaruar të pafajshëm Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica në rastin “Syri Popullit”, për ndihmë dhe tentim vrasje të Azem Vllasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Llumnica deklaroi se nuk e ndjen veten fajtor dhe se është i pafajshëm.

“Të gjithë ju që jeni të pranishëm në sallë, mund të jeni fajtor, por Avni Llumnica, jo” shtoi ai.

I pafajshëm u deklarua edhe i akuzuari Ramabaja, i cili tha se aktakuza është e pabazuar.

“Prokurori brenda pesë rrjeshtave, i ka thënë pesë të pavërteta të cilat demantohen me vet provat e prokurorisë. Prokuror jam plotësisht i bindur se ta ka shkru dikush këtë aktakuzë” tha ai.

Ai tha se i kërkon falje prokurorit për shprehjet  duke shtuar se “ky proces ka qenë tmerrësisht i dirigjuar prej një ekipi shtetëror dhe nuk është mirë ky me u mar me falsifikime të një ekipi tjetër” tha ai, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq fajësinë për armëmbajtje e pranoi i akuzuari Bajrush Konjusha.

Gazeta Sinjali kishte raportuar se Prokuroria Speciale është tërhequr nga ndjekja penale ndaj të gjithë të akuzuarve për “përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, derisa kishte dorëzuar aktakuzë të re ndaj të akuzuarve Avni Llumnica, Sadri Ramabaja dhe Bajrush Konjusha, për veprat penale bazë për të cilat akuzoheshin me aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

/GazetaSinjali/