image Mediat në Francë: Mbappe ka arritur marrëveshje me Real Madridin

Futboll

Mediat në Francë: Mbappe ka arritur marrëveshje me Real Madridin

news image

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e njohur franceze “Footmercato”.

Lojtari i PSG-së do t’i bashkohet madrilenëve me parametra zero, pasi kontratë e tij skadon në fund të muajit qershor.

Kujtojmë që Real Madrid e synon blerjen e Mbappes për një kohë të gjatë, por duket se kjo telenovelë do të përfundoj gjatë verës të këtij viti.


/GazetaSinjali/