image Deklaratat ndaj Xhulit, Getinjo ka një kërkesë për ata që do ta shikojnë sonte Big Brother VIP Kosova

Bota e Yjeve

Deklaratat ndaj Xhulit, Getinjo ka një kërkesë për ata që do ta shikojnë sonte Big Brother VIP Kosova

news image

Një debat i ashpër është ngjallur këto ditë mes Vivienit dhe Xhulit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Mu pas kësaj, ka qenë reperi Getinjo ai i cili ka reaguar pas deklaratave ngacmuese të Xhulit ndaj Vivienit, të cilën e gjykoi për gjendjen e saj ekonomike.

Reperi nga Ferizaj publikoi një audio-incizim të Xhulit në WhatsApp, e cila i kishte kërkuar që të takohej në një hotel në Prishtinë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova.

Mirëpo lidhur me publikimin në fjalë, pati reagime të shumta nga familjarët e Xhulit, të cilët ia tërhoqën vërejtjen publikisht reperit, duke thënë se nuk do ta linin këtë punë me kaq.

Mesa duket i frikësuar, reperi ferizajas ka kërkuar menjëherë falje për gabimin e bërë, teksa ka bërë një sqarim të gjatë në InstaStory.

Ndërsa sonte, Getinjo ka lajmëruar se do të jetë pjesë e prime-it. Ai kërkoi nga publiku të dëgjojë atë që ka për të thënë.

/GazetaSinjali/