image Deklarata e Trumpit pas sulmeve të Iranit në 3 bazat ushtarake të SHBA-së

Botë

Washington/ Deklarata e Trumpit pas sulmeve të Iranit në 3 bazat ushtarake të SHBA-së

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve të Iranit në 3 baza ushtarake të SHBA-së në Irak.

Duke vendosur të mos mbajë konferencë për shtyp, Trumpi ka reaguar përmes Twitterit duke thënë se gjithçka duket mirë për SHBA-në, transmeton Gazeta Sinjali.

“Krejt është në rregull! Raketa u gjuajtën nga Irani në drejtim të dy bazave ushtarake në Irak. Tani po bëjmë vlerësimin nëse ka viktima dhe dëme. Deri tani, shumë mirë! Ne e kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisurën në botë, larg më të mirën. Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, ka shkruar Trump.

Pas mesnatës, shteti i Iranit e ka nisur hakmarrjen e paralajmëruar ndaj SHBA-së për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, duke sulmuar tri baza ushtarake amerikane. /Gazeta Sinjali/