image Deklarata e fundit e trajnerit të Brighton gëzon tifozët e Arsenalit

Futboll

Deklarata e fundit e trajnerit të Brighton gëzon tifozët e Arsenalit

news image

Brighton arriti ta eliminojë Liverpoolin në Kupën FA, në duelin e zhvilluar të dielën në “Amex Stadium”.

“Pulëbardhat” mposhtën me rezultat 2-1 Liverpoolin me një gol të vonë nga Kaoru Mitoma, për të progresuar në raundin tjetër të kompeticionit, shkruan Sinjali Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Brighton Roberto De Zerbi ka dhënë disa përditësime të reja rreth Moise Caicedos – lojtarit që po kërkohet me ngulm nga Arsenal dhe që ka lëshuar komunikatë publike për t’a lejuar largimin e tij.

Përkundër insistimit nga klubi se lojtari nuk është në shitje, De Zerbi duket se është dorëzuar dhe ka dhënë indikacione të forta se lojtari mund të shitet gjatë këtij afati.

“Do të doja që ai ta mbyllte sezonin me ne. Por ne jemi gati të ecim përpara pa të.

Unë e respektoj vendimin e tij – nuk mund të jem edhe president, kështu që do të shohim në ditët në vijim”, ka deklaruar tekniku italian pas fitores ndaj Liverpoolit.

Gazetari italian ndërkohë, Fabrizio Romano ka theksuar se klubi po diskuton së brendshmi rreth propozimit të ri për paketën 70 milionë funte me shtesa të përfshira, pas ofertës së parë të refuzuar prej 60 milionë funteve.

Kujtojmë që merkato e janarit në Premier League mbyllet të martën në ora 00:00 me kohën tonë lokale.

/GazetaSinjaliSport/