image Dekani i Juridikut i reagon Hasanit: Deklarimet e tij janë shpifje, hapje thashethemesh dhe fyerje

Arsim

Dekani i Juridikut i reagon Hasanit: Deklarimet e tij janë shpifje, hapje thashethemesh dhe fyerje

news image

Avni Puka, dekan i Fakultetit Juridik, i ka reaguar me një status në Facebook, Enver Hasanit, profesor në të njëjtin fakultet, pas akuzave publike rreth plagjiaturës në këtë katedër.

Puka, që udhëheq Fakultetin Juridik të UP-së, i ka thënë se i demanton këto deklarata, të cilat i ka cilësuar si shpifje, thashetheme e fyerje.

Ai ndër të tjera ka paralajmëruar edhe adresimin tek autoritetet kompetente këto deklarata të Hasanit.

“Çdo pretendim do të mund dhe do të duhej të adresohej në rrugën institucionale nëpërmjet mekanizmave të paraparë, por pa i cenuar vlerat dhe imazhin e Universitetit, Fakultetit Juridik dhe pa i denigruar dhe fyer kolegët pa asnjë argument të vetëm. Për akuzat ndaj integritetit tim akademik dhe shkencor, nuk kam asnjë problem, sepse doktoratura ime është produkt i punës time dhe përkushtimit disa vjeçar (e verifikuar nga komisione, mekanizma e profesorë me kredenciale akademike). Por megjithatë, për shkak të akuzave publike, këtë çështje do ta adresoj tek autoritetet kompetente, për të provuar një gjë të tillë.”, shkroi ai.

Ai tutje është zotuar se do të zbardhet çdo pretendim i pabazë ndaj tij.

“Unë jam plotësisht i gatshëm dhe i hapur që të zbardhim çdo pretendim, por në të njëjtën kohë zotohem se nuk do ta tolerojmë instalimin e fyerjeve te pabaza dhe të shantazhit si mënyrë të funksionimit në fakultet juridik. Për këtë qëllim do të përdorim çdo mjet të lejueshëm ligjor dhe institucional”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/