image Deçan/ Vetura ngec në kanalizimin e hapur (FOTO)

Sinjalizime

Deçan/ Vetura ngec në kanalizimin e hapur (FOTO)

news image

Mungesa e kapakëve të kanalizimeve përbën rrezik për kalimtarët që e frekuentojnë atë rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Me një problem të tillë po përballen edhe qytetarët e Deçanit.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, “karrem” i këtij problemi u bë një veturë.

Në disa fotografi të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali, shihet se goma e parë e një veture ka ngecur krejtësisht në kanalizim.

“Bie vetura ne shaktin e hapur. Rrezikohet edhe jeta, sidomos e fëmijëve të shkollës”, tha ai.

Në fotografinë e dytë shihet edhe një qytetar që i ka shkuar në ndihmë shoferit të veturës, për ta nxjerrë veturën nga kanalizimi.

/GazetaSinjali/