image Debutimi me Barcelonën, i sjell të mira Rey Manaj, interesohen disa klube nga Italia

Futboll

Debutimi me Barcelonën, i sjell të mira Rey Manaj, interesohen disa klube nga Italia

news image

Rey Manaj ishte lojtari më i mirë i Barcelonës në miqësoren e zhvilluar ndaj Gimnastic disa ditë më parë.

Ai shënoi het-trik në debutimin e tij me ekipin A të katalanasve, ndërsa kjo paraqitje solli një rritje të kërkesave në treg për sulmuesin shqiptar.

Sassuolo ka qenë klubi i parë nga Serie A që ka shprehur interesimin.

Por nuk është vetëm ky klub, pasi Manajn e kërkon edhe një tjetër klub i elitës italiane.

Bëhet fjalë për Venecian, e cila këtë sezon ka prekur një sukses historik duke u kthyer në elitë pas shumë e shumë vitesh.

Venecia po mendon të krijojë një grup të mirë për sezonin e ri dhe emri i lojtarit shqiptar i josh për të plotësuar majën e sulmit. /Gazeta Sinjali Sporti/