image Dëbohet në Shqipëri një i dyshuar që u kap duke kaluar ilegalisht kufirin

Siguri

Dëbohet në Shqipëri një i dyshuar që u kap duke kaluar ilegalisht kufirin

news image

Kishte ndalesë në hyrje për pesë vjet nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, por një shtetas i Shqipërisë ia kishte mësyrë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se i dyshuari është vërejtur dje rreth orës 15:00 nga Policia e Kosovës, në Pikën Kufitare Qafë Prush.

Sipas burimeve, ai po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Por pasi u kap nga Policia dhe nisën verifikimet, u kuptua se i njëjti kishte ndalesë në hyrje.

Në konsultim me prokurorin, ai është deportuar në Shqipëri.   /Gazeta Sinjali/