Manchester City ka triumfuar thellë ndaj skuadrës së Wolves në duelin e xhiros së 36-të në Premier Ligë.
“Qytetarët” kanë mposhtur me rezultat 5-1 si mysafir skuadrën e Wolves.
Përkundër mungesave të mëdha në mbrojtje, mysafirët nuk e patën problem që të korrin fitoren e radhës dhe të afrohen edhe më shumë drejt titullit të Premerligës.
Protagonisi kryesor i kësaj ndeshje ishte belgu magjik, Kevin De Bruyne i cili realizoi katër golat e tij për skuadrën, teksa për të fundit u përkujdes Raheem Sterling.
Het-triku i tij erdhi pas vetëm 24 minutash, duke realizuar në minutat 7′ 16′ 24′, teksa ‘pokeri’ u kompletua në minutën e 64-të duke e realizuar të katërtin.
Raheem Sterling shënoi golin tjetër për Man Cityn i cili ishte i pesti i skuadrës i realizuar në minutën e 84-të, teksa i vetmi gol për vendasit ishte ai i Leander Dendoncer i shënuar në minutën e 11-të.
Man City me këtë fitore marshon drejt titullit të katërt në pesë vitet e fundit, ku tani mbledhin 89 pikë, tre më shumë se përcjellësi i dytë Liverpool, teksa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.