Mesfushori i Belgjikës, Kevin de Bruyne tha se Djajtë e Kuq provuan gjithçka për të fituar kundër Italisë. Eliminimi është gjithmonë një zhgënjim.
Ndeshja përfundoi në një humbje 2-1 për Belgjikën, por De Bruyne theksoi që Djajtë e Kuq dhanë gjithçka për të mposhtur italianët, shkruan Footballitalia.
“Unë mendoj se kemi provuar gjithçka për ta fituar atë ndeshje, ata shënuan një gol fantastik, por i pari mund të ketë qenë një gabim nga ana jonë”, i tha De Bruyne “BBC” pas ndeshjes.
“Ata kishin më shumë zotërim, dhe topi nuk hyri për ne, gjë që është turp. Eliminimi është gjithmonë një zhgënjim”.
Italia në gjysmëfinale përballet me Spanjën, e cila arriti që ta mposht Zvicrën në penallti, pasi që ndeshja përfundoi 1-1 pas 120 minutave në Shën Petersburg. /Gazeta Sinjali Sporti/