image Lëndohet rëndë një grua, bie në një pusetë që e kishte kapakun e dëmtuar në Prishtinë- FOTO

Sociale

Lëndohet rëndë një grua, bie në një pusetë që e kishte kapakun e dëmtuar në Prishtinë- FOTO

news image

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht përballën me vështirësi në rrugët e dëmtuara nga mosrregullimi i duhur i tyre dhe mosmirëmbajtja nga komuna. Rastet ku ata pësojnë edhe lëndime si pasojë e këtyre vështirësive nuk janë të rralla, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në lagjën “Sofalia” në Prishtinë, ku një grua ka rënë në një pusetë e cila e kishte kapakun e dëmtuar.

E njëjta ka pësuar lëndime në njërën këmbë, që në pamjet e dërguara në Sinjal shihen lëndimet që mori.

Familjarët thanë se nuk kanë adresuar ankesa në ndonjë insitucion, por shprehen të shqetësuar se do të ketë pasoja edhe dikush tjetër.

/GazetaSinjali/