image Përplaset një automjet me një motoçikletë në Gjakovë, ka të lënduar

Sinjalizime

Përplaset një automjet me një motoçikletë në Gjakovë, ka të lënduar

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Numrit të aksidenteve i është shtuar edhe një i ndodhur sonte në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë mes një automjeti dhe motoçiklete.

Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:15 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Skënderbeu”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha ai.

/GazetaSinjali/