Një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Anthony Davis, ka pësuar një tjetër lëndim gjatë përballjes së Lakers ndaj Timberwolves.
Lëndimet e shpeshta të basketbollistit po e vënë në pikëpyetje vazhdimin e karrierës.
Davis nuk do të mund ta ndihmojë tani LeBron James në misionin e vështirë për të rikthyer titullin e kampionit.
Mbrëmë, Davis së pari dëmtoi kyçin e djathtë të këmbës, kurse më pas gjurin e majtë.
Njëri lëndim erdhi në çerekun e parë derisa lojtari kërceu dhe ra në këmbën e kundërshtarit, kurse tjetri lëndimi që e largoi nga ndeshja ishte në çerekun e tretë, në duel me Jaden McDaniels.