image Beckham i jep llogarinë e “Instagramit” një mjekjeje ukrainase për të postuar pamje

Futboll

Beckham i jep llogarinë e “Instagramit” një mjekjeje ukrainase për të postuar pamje

news image

Ish-kapiteni i futbollit të Anglisë, David Beckham, dje i dha kontrollin e llogarisë së tij në Instagram një mjekjeje ukrainase nga qyteti i Kharkivit.

Dr. Iryna, ka postuar video në lidhje me punën që profesionistët mjekësorë po bëjnë në qytet, i cili ka qenë objektivi i granatimeve ruse për më shumë se tre javë.

Pamjet tregojnë të porsalindurit duke u trajtuar dhe një bodrum ku pacientët është dashur të zhvendosen për t’i shpëtuar granatimeve, shkruan BBC.

Beckham ka më shumë se 71 milionë ndjekës në Instagram.

Dr Iryna, e cila përveçse drejton qendrën, shërben si anesteziologe pediatrik, tha: “Ditët e para ishin më të vështirat. Na duhej të mësonim se si të punonim me bombardime dhe greva“.

Ajo tutje shtoi: “Ne ndoshta po rrezikojmë jetën tonë, por nuk mendojmë fare për këtë. Ne e duam punën tonë. Mjekët dhe infermierët këtu, shqetësohemi, qajmë, por askush nga ne nuk do të dorëzohet“.

/GazetaSinjaliSporti/