image Daut Haradinaj kërkon zbulimin e autorëve të vrasjes së trefishtë në Deçan - Sinjali

Daut Haradinaj kërkon zbulimin e autorëve të vrasjes së trefishtë në Deçan

news image

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gllogjan ku tre persona mbetën të vdekur, pasi autobusi që po transportonte nxënës u sulmua me armë zjarri nga një person.

Ai ka apeluar tek organet e rendit që të zbulohen autorët e rastit.

“Rasti i mbrëmshëm në Gllogjan na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Familjarëve të të vrarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, bashkëndjejmë me ta në këtë situatë tejet të rëndë!”.

Ai ka shkruar në Facebook se “Apeloj tek organet e rendit që në kohë sa më të shpejtë të zbulojnë sa më parë autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor!”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin