image Të martën subjektet i mësojnë numrat zgjedhor

Politikë

KQZ/ Të martën subjektet i mësojnë numrat zgjedhor

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet të marten e 17 shtatorit. Aty do të bëhet hedhja e shortit ku partitë dhe koalicionet do t’i mësojnë numrat e tyre me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Katër koalicione, 20 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme.

1 mijë e 70 kandidatë për deputetë po garojnë për 110 vende në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse fushata zyrtarisht ende nuk ka nisur, kandidatët dhe subjektet e tyre politike kanë nisur takimet me qytetarët për të kërkuar vota.