image Dasmë në oborrin e shtëpisë në Shqipëri, organizatori gjobitet me 1 milion lekë

Shqipëri

Dasmë në oborrin e shtëpisë në Shqipëri, organizatori gjobitet me 1 milion lekë

news image

Pavarësisht se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur ta ndalojë muzikën dhe organizimin e grumbullimeve masive nëpër lokale, kjo duket se nuk po zbatohet.

Një person në Bulqizë u gjobit me 1 milionë lekë pasi organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë së tij pa respektuar asnjë masë anti-COVID.

Policia vendosi gjobën shtetasit me iniciale B.Gj.

“Shërbimet e Komisariatit Bulqizë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar shtetasin B. Gj., i cili kishe organizuar dasëm në oborrin e banesës së tij, me një numër të madh personash në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19. Për shtetasin B.Gj., Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, njofton Policia

Një pronar i një lokali në Shijak u gjobit me 1 milion lekë pasi organizoi një dasmë në kundërshtim me aktin normativ.

Ndërkohë një tjetër 45-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë Publike”.

Gjithashtu, edhe dy administratorë të dy restoranteve në Berat u gjobitën me 1 milionë lekë secili pasi është evidentuar se ushtronin aktivitet pa respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve V.S dhe E.A masë administrative 1.000.000 lekë secilit. /Gazeta Sinjali