image Dardanët U21 stërviten në Milton Keynes, të gatshëm për sfidën ndaj Anglisë

Futboll

Dardanët U21 stërviten në Milton Keynes, të gatshëm për sfidën ndaj Anglisë

news image

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar sonte stërvitjen e saj të fundit para përballjes me Kombëtaren angleze U21.

Dardanët e rinj kanë zbritur në “Stadium MK” në Milton Keynes, aty ku nesër në orën 20:00 sipas kohës sonë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në Grupin G në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Të përzgjedhurit e Michael Nees edhe në këtë stërvitje kanë punuar me përkushtim, ashtu sikurse në çdo stërvitje që nga fillimi i grumbullimit në Prishtinë.

Atmosfera brenda kampit të Dardanëve të rinj është shumë e mirë, derisa të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit për duelin me “Tre Luanët” e rinj.

Ndonëse janë të vetëdijshëm për cilësitë e kundërshtarit të nesërm, që të gjithë janë entuziastë dhe optimistë për një paraqitje dinjitoze.

Optimizmin para kësaj ndeshje e kanë shprehur në deklaratat e tyre edhe Valmir Veliu dhe Edvin Kurtulus, të cilët janë zotuar se do t’i qasen kësaj ndeshje me kurajë dhe motiv të madh për rezultat pozitiv.

Kosova U21 fushatën kualifikuese e ka nisur në qershor, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mposhtur Andorën (2:0), derisa për Anglinë U21 kjo është ndeshja e parë e këtij cikli kualifikues. /Gazeta Sinjali Sporti/