Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes për në Athinë.
Stërvitja e sotme ka qenë mjaft intensive, ku të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, me përjashtim të portierit Visar Bekaj, i cili pushoi për shkak të një shqetësimi të lehtë në shpinë.
Përkushtimi i futbollistëve ishte maksimal, derisa tashmë është rikthyer edhe energjia pozitive, pas zhgënjimit të përjetuar me humbjen e miqësores ndaj Jordanisë.
Përveç ushtrimeve të zakonshme fizike dhe lojës në gjysmëfushë, përzgjedhësi Gliha ka punuar edhe në aspektin tekniko-taktik.