Tifozët e Kombëtares së Kosovës, Dardanët, kanë reaguar pas disa lajmeve të publikuara në mediat e Maqedonisë se Kosova mund të pezullohet nga UEFA.
“Sipas disa burimeve Kosova rrezikon pezullim prej dy deri në pesë vite, pasi persona të lidhur me politikën krijojnë amulli, duke tentuar të ndërhyjnë direkt në Federatën e futbollit të Kosovës”, citohet të kenë raportuar disa media të Maqedonisë së Veriut.
Dardanët kërkojnë zbutjen e tensioneve dhe të mos ketë ndërhyrje politike në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Në këto momente të paqarta dhe brengosëse për futbollin e Kosovës, ne ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, kërkojmë nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar: që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual;
që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënjen e FFK me UEFA; që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tifozëve./Gazeta Sinjali/
Ja reagimi i plotë i tifozëve: