image Dardanët në vizitë te fëmijët që po trajtohen në Hemato-Onkologji të QKUK-së

Futboll

Dardanët në vizitë te fëmijët që po trajtohen në Hemato-Onkologji të QKUK-së

news image

Samir Ujkani, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica iu kanë dhënë edhe dhurata fëmijëve.

Nën shoqërimin e ushtrueses së detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë vizituar fëmijët, të cilët po trajtohen në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Samir Ujkani, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, me mesazhe plot inkurajim dhe me urimet për shërim sa më të shpejtë, iu kanë dhënë dhurata fëmijëve, derisa kanë premtuar që do të vijnë më shpesh për të qëndruar me ta dhe afër tyre.

“Vizitën e përfaqësuesve të Kombëtares së Kosovës, drejtoresha Zejnullahu e ka vlerësuar lart dhe i ka falënderuar secilin, që kanë gjetur kohë të vijnë, derisa ka thënë se menaxhmenti i SHSKUK-së dhe punëtorët e shëndetësorë në Klinikën e Pediatrisë janë të angazhuar maksimalisht që të ofrojnë të gjitha kushtet për trajtim të fëmijëve të sëmurë”.

“Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndërkaq, e ka uruar stafin e pediatrisë për punën, fëmijëve të sëmurë shërim të shpejtë, me dëshirën që një ditë ata do ta kenë mundësinë t’i përcjellin ndeshjet nga stadiumi dhe me shpresën që në të ardhmen të ketë nga ta, të cilët edhe do të mund luajnë për Kombëtaren e Kosovës”.

/GazetaSinjaliSport/