Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Batumi, pas një udhëtimi komod nga aeroporti “Adem Jashari”.
Dardanët sot në orën 17:00 sipas kohës në Kosovë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “BatumiArena” aty ku të enjten do të përballen me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi në Facebook.
Të përzgjedhurit e Challandes nesër në ora 18:00 luajnë ndeshjen e parë të shtatorit, ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.