image Dardanët i reagojnë Kemal Ademit: Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori

Futboll

Dardanët i reagojnë Kemal Ademit: Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori

news image

Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës, Dardanët kanë reaguar pas deklarimit të Kemal Ademit, shkruan Sinjali Sport.

Ademi tha se do të ishte i lumtur nëse do ta përfaqësonte Zvicrën.

Andaj Dardanët, përmes një reagimi thanë se është koha që ky fenomen negativ të përfundojë.

Po ashtu, ky tifo grup tha se Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori.

Reagimi i plotë:

Është koha që të merr fund një fenomen tejet negativ. Është koha që të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës nga manipulantë të ndryshëm nga vende të ndyshme. Është koha që këta njerëz t’i emërojmë dhe të mos meremi më me ta në të ardhmen.Kombëtarja duhet te jetë zgjedhje zemre për secilin lojtar me origjinë nga Kosova. Fanella e Kosovës peshon shumë më rëndë sesa lehtësia me të cilën disa individë tentojnë ta keqpërdorin si mjet shantazhi në raport me kombëtare të tjera. Përderisa ne respektojmë të drejtën e çdo lojtari për të bërë zgjedhjen e tyre, secili duhet ta dijë që fanella e Kosovës është nder dhe përgjegjësi, e jo objekt negocimi. Gjithashtu, është esenciale që FFK të siguroj që praktika e keqpërdorimit të vlerës dhe imazhit të Kosovës nga lojtarë të papërgjegjshëm të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Kemi nevojë për lojtarë që na përfaqësojnë njëmend, jo për tuxharë.Kemal Ademi (dhe ca tjerë para tyre) Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori. /Sporti në Sinjali/