image ‘Dardanët’ gati për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë

Futboll

‘Dardanët’ gati për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë

news image

Kombëtarja e Kosovës sot luan ndaj Izraelit ndeshjen e parë të vlefshme për fazën para-kualifikim në Euro 2024.

“Dardanët” dje gjatë ditës kanë arritur në qytetin e Tel Aviv dhe kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin ‘Bllomfield’ dhe pritet të ketë një numër të madh të tifozëve, rreth 30 mijë. Kjo ndeshje nis nga ora 18:00.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka dalë me një postim motivues duke mbështetur futbollistët e Alain Giresse para kësaj sfide.

Motoja e FFK-së për fazën kualifikuese është: Me Kosovën në Evropian”.

“Me formën e mirë dhe krenarinë  kombëtare, Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë për t’i treguar vlerat e tyre dhe për t’i dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë!”, shkruan shtëpia e futbollit kosovar në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

/GazetaSinjaliSport/