image Dardanët arrijnë në Greqi

Futboll

Dardanët arrijnë në Greqi

news image

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Greqisë, ku tani kanë mbërritur dhe janë akomoduar në qytetin e Volosit.

Nesër me fillim nga ora 20:45, “Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve, ku janë mysafirë të Greqisë.

Ndërkaq, sonte me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet stërvitja e fundit para ndeshjes, teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

Për ndeshjen ndaj Greqisë, Kosova do të jetë me mungesa të mëdha, ku nuk do të paraqiten Zhegrova, Dresevic, Fazliji, Kastrati dhe Kololli.

/GazetaSinjaliSporti/