image Dallimi i mushkërive të të sëmurëve me COVID-19, të vaksinuar dhe të pavaksinuar

Shëndetësi

Dallimi i mushkërive të të sëmurëve me COVID-19, të vaksinuar dhe të pavaksinuar

news image

Profesionistët shëndetësorë në mbarë vendin po vazhdojnë të apelojnë te qytetarët që të marrin vaksinat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Pulmologu, Shpëtim Thaçi, ka treguar për pasojat që shkakton ky virus në mushkëritë e personave të pavaksinuar.

Sipas tij, personat e vaksinuar, në rast se infektohen me COVID-19 do ta kalojnë këtë sëmundje më lehtë dhe me ndryshime minimale në shëndet, duke mos pasur nevojë fare të hospitalizohen.

Mirëpo, ai paralajmëron se në rast se infektohen personat e pavaksinuar, ata do të kalojnë një formë të rëndë të sëmundjes, për shkak të prekjes së madhe të sistemit të frymëmarrjes nga ky infeksion.

“Kjo rrezikon të hospitalozhen gjithashtu edhe ta humbin jetën e tyre”, ka thënë ai.

Përmes një video, Thaçi ka thënë se vendi dhe shoqëruar nuk duhet të jenë të ndarë në mes të të vaksinuarve dhe jo të vaksinuarve./Gazeta Sinjali/