image Dalin rezultatet për alergjinë e anëtarëve të KQZ-së, nëse infeksioni është ngjitës

Kosovë

Shëndetësi Dalin rezultatet për alergjinë e anëtarëve të KQZ-së, nëse infeksioni është ngjitës

news image

Përkundër se gjendja e 12 zyrtarëve KQZ-së qe kanë pasur alergji gjatë verifikimit të votave nga Serbia është stabile, ata po vazhdojnë të qëndrojnë në Klinikën Infektive, teksa sot rezultatet laboratorike kanë treguar se nuk kanë infeksione ngjitëse.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha në një konferencë për media the se gjitha analizat që u  janë bërë kanë treguar se nuk ka infeksione.

 “Gjendja shëndetësore është e mirë pritet që duke e shikuar gjendjen të lirohen për në shtëpi. Në bazë të rezultateve të analizave, nuk ka infeksione, të gjitha analizat janë në normë”, tha ajo.

Se rezultatet laboratorike kanë dal mirë e tha edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ndërkaq, Drejtori i ShSUK-së, Basri Sejdiu tha se gjendja e 12 pacientëve është e mirë. Për dallim nga dje që u tha se janë 11 zyrtarë, sot drejtoresha e Infektives bëri të ditur se ka ardhur edhe një pacient.