image Dalin rezultatet e gruas së dyshuar me koronavirus në Shqipëri

Rajon

Shëndetësi/ Dalin rezultatet e gruas së dyshuar me koronavirus në Shqipëri

news image

Një grua e cila dje ishte izoluar në QSUT nën dyshimin se ishte e infektuar me koronavirus, ka rezultuar negative në testimet e bëra.

50-vjeçarja nga Lushnja kishte simptoma të njëjta me virusin e ri, vështërsi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërise sot në mëngjes ka konfirmuar lajmin se gruaja nuk është e infektuar me koronavirus.

Gruaja ishte kthyer ditë më parë nga një udhëtim në Itali./Gazeta Sinjali/