image Dalin rezultatet e Covid-19 për punonjësit e kafiterisë në rrugën B në Prishtinë

Shëndetësi

Dalin rezultatet e Covid-19 për punonjësit e kafiterisë në rrugën B në Prishtinë

news image

Pronari i kafiterisë “Momo” në rrugën B, në Prishtinë, ditë më parë rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa i tërë stafi ishte vetizoluar dhe ishte mbyllur.

Mirëpo, me publikimin e testeve të koronavirusit sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, është mësuar se stafi i kësaj kafiterie ka dalur negativ.

Këtë e kanë konfirmuar kafiteria -“Momo”, përmes rrjetit social, Facebook, duke njoftuar se sot kanë pranuar rezultatet e fundit të personave që ishin testuar për Covid-19 dhe se lokali do të hapet të hënën, transmeton Gazeta Sinjali.

” Ju njoftojmë se i gjithë stafi ka rezultuar negativ. Jemi jashtë mase të lumtur që nga lokali jonë nuk është infektuar as edhe një person. Për hirë të korrektësisë ndaj klientëve tanë, Momo ka qëndruar mbyllur nga dita e Mërkurë, për t’u siguruar mbi shëndetin e stafit dhe të klientëve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/momo.restandbar/photos/a.242476849689767/652768448660603/?type=3&theater