Edhe sot është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit. Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Sipas konfirmimit të policisë, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.
Pas sulmit RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet vetura e policisë e goditur me armë zjarri.