image Terrorizohet Shtimja, dyshohet për grabitje të armatosur në “Raiffeisen Bank”

Kosovë

Terrorizohet Shtimja, dyshohet për grabitje të armatosur në “Raiffeisen Bank”

news image

Para pak minutash në Shtime janë dëgjuar krisma armësh, raporton një lexues i Sinjalit nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se katër persona të armatosur kanë hyrë për të grabitur para në bankën “Raiffeisen”, raporton Sinjali.

Këtë informacion për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Policia tha se deri më tani dyshohet se katër persona të armatosur kanë hyrë për të grabitur në bankë, nuk dihet nëse ka të lënduar si dhe nëse kanë arritur të vjedhin para.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se në këtë lokacion kanë mbetur gëzhojat e plumbave.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Ndryshe, bankat janë bërë cak i hajnave në gjithë Kosovën.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për këtë ngjarje…