image Dalin detaje të reja: Si erdhi deri te vrasja në familjen kosovare në Gjermani - Sinjali

Dalin detaje të reja: Si erdhi deri te vrasja në familjen kosovare në Gjermani

news image

Mediat gjermane sërish kanë kthyer në temë ditore tragjedinë e familjes shqiptare në Gjermani, ku kosovari F.R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij A.R. (38) dhe në fund qëlloi veten.

Thuhet se nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, hetuesit janë duke u marrë me rastin. Ajo çfarë mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se F.R. ka qenë gjaknxehtë, raporton “Bild”. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.

Nëna e dy fëmijëve të vrarë pas daljes nga koma ka dhënë deklaratë për policinë gjermane, duke dhënë detaje të tjera për aktin vdekjeprurës të dhunës.

Theksohet se mosmarrëveshje martesore ishte shkas për të shtënat vdekjeprurëse gjatë festave të fundvitit. A.R. tha të martën zëdhënësi i prokurorisë publike të Lübeck, Christian Braunwarth.

A.R. dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj F.R. Pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë.

Kjo deklaratë përkon me vlerësimin e thirrjes së urgjencës, tha Braunwarth. Aty dëgjoheshin qartë të shtëna.

Prokuroria tregon se vepra e përgjakshme është zbardhur në masë të madhe. Meqenëse i dyshuari nuk është më gjallë, hetimi pritet të ndërpritet, tha Braunwarth.

Po ashtu, sipas autoriteteve, qysh në mars të vitit 2020, gjatë një debati të ashpër mes prindërve, djemtë kishin telefonuar policinë. Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve Stormarn ka treguar për rastin.

Si rezultat, më 24 mars të vitit 2020 morën një raport nga policia për dhunë në familje”, thotë ajo. Ajo ka treguar se autoritetet u munduan të flisnin me familjen, transmeton albinfo.ch.

Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikike. Ne gjithashtu nuk gjetën ndonjë tregues për ndonjë rrezik të mirëqenies së fëmijëve”, tregon Sabine. “Po të kishte qëllime të ndarjes nga ana e prindërve, do të mund të paramendoja se mund të vinte te një ngjarje kaq e tmerrshme. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh. Bëhet fjalë për fëmijët”, thotë Schimdt.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin