Superhiti i padiskutueshëm i kësaj vere, “Dale” nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, ka vjedhur edhe zemrat e publikut ndërkombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga e tre super artistëve u dëgjua mbi 3 milionë herë brenda 24 orëve të para, pas publikimit.
Ritmet e këtij hiti vodhën edhe zemrat e publikut të huaj. Ky projekt momentalisht po kryeson toplistat në disa shtete.
Përveç Shqipërisë, “Dale” është kënga më e dëgjuar në Zvicër; E dyta më e pëlqyer në Maqedoni të Veriut dhe në top-pesëshen e hiteve verore në Itali, Gjermani e Austri.
Epo, “Dale” bashkoi për herë të parë tre artistët më të pëlqyer nga publiku dhe krijuesit e hiteve të vazhdueshme, nuk pritej të ndodhte ndryshe./Gazeta Sinjali/