Kryetarja e Komisioni Qendror i zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se do të mblidhen nesër për të vendosur nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet në Podujevë, pas konfirmimit të dy rasteve me kosoranvirus në Kosovë.
Por, pavarësisht kësaj, Daka personalisht menodon se zgjedhjet duhet të mbahen ashtu siç ishte planifikuar – më 15 mars, pasi sipas saj, situata nuk është alarmante. Madje, kryetarja e KQZ-së thotë se nuk ka mundësi që ata që janë prekur me koronavirus të kenë pasur kontakt me qytetarët e Podujevës.
“Konsideroj se zgjedhjet duhet të mbahen sepse situata nuk është alarmante. Nuk ka pasë mundësi që të kenë kontakt me qytetarët nga Podujeva ata që janë konfirmuar si të prekur. Do të jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë nesër do të flasim edhe me ta edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë dhe pasi të konsultohemi me ta do të jem në gjendje që ta dimë saktësisht se a do të kemi zgjedhje ose jo. Kjo do të ndodhë nesër gjatë ditës sepse ende ka mundësi që të bisedohet”, tha Valdete Daka për KlanKosova./Gazeta Sinjali/