image Daka thotë se reforma zgjedhore është e domosdoshme

Politikë

Daka thotë se reforma zgjedhore është e domosdoshme

news image

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është bërë normale tash e sa kohë në Kosovë. Organizimi i gjithë procesit zgjedhor është përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për të lehtësuar këtë proces e evituar parregulluesit disa herë është tentuar të reformohet sistemi zgjedhor.

Mosreformimi i procesit zgjedhor sipas ekspertëve, do të sjellë përsëri situata të paqarta.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka ka thënë se është evidente që patjetër vendit i duhet reformë zgjedhore.

Daka thotë se më së shumti probleme kanë sa i përket votimit jashtë Kosovës dhe lista e votuesve.

Tashmë kjo çështje është diskutuar shumë herë dhe është shumë evidente që ne patjetër na nevojitet një reformë zgjedhore e sidomos për çështjet të cilat na kanë sjellë më së shumti probleme, si votimi jashtë Kosovës tashmë e dimë për problemet që kanë rrjedh gjatë zgjedhjeve të fundit pastaj çështja e listave votuese si dhe ne tani po e shohim se Shqipëria ka përfunduar një reformë zgjedhore dhe ka aprovuar disa ndryshime ajo është identifikimi biometrik, i cili kishte me lehtësuar shumë procesin, por e dhe kishte me ngritë saktësinë edhe të listave votuese edhe faktikisht kishte me parandaluar manipulimet eventuale”, ka thënë Daka.

Madje Daka ka thënë se kërkesë e tyre është që të bëhet një reformë e mirëfilltë dhe jo të provohet vetëm kozmetikisht të ndryshohet ligji, i cili sipas saj nuk është ndryshuar që na viti 2008.

Ne vazhdimisht kemi kërkuar që të aprovohet kërkesa jonë që të bëhet një reformë zgjedhore e mirëfilltë jo vetëm të provohet që kozmetikisht të ndryshohet ligji sepse duhet tashmë dhe shihet që ka nevojë për një reformë më të thellë aq më parë duke marr parasysh që ky vit është viti 2021 ndërkaq ligji zgjedhor është aprovuar në vitin 2008 dhe ka kaluar një kohë e gjatë dhe ndoshta është një prej ligjeve  të rralla që nuk ka pësuar asnjë ndryshim”, ka shtuar ajo për EO.

Mekanizmat ndërkombëtarë si Komisioni Evropian, në raportet vjetore për Kosovën kanë ngritur shqetësim për ngecjen në reformën zgjedhore.

Ndërkohë, një kërkesë të vazhdueshme për reformë zgjedhore në Kosovë kanë pasur edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Përderisa për votimin e reformave në Kuvend, sidomos atyre kushtetuese, do të nevojitet mbështetja e komuniteteve pakicë, ngase do të kërkohet votimi i dyfishtë, përkatësisht që reformat të marrin 80 vota të deputetëve dhe dy të tretat e votave të pakicave./Gazeta Sinjali/