Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e ka vizituar sot qendrën e thirrjeve në të cilën po verifikohen aplikuesit nga jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Daka pas vizitës së saj tha se ky proces i verifikimit është i komplikuar kurse shtoi se janë 8 mijë persona që kanë aplikuar për të votuar në këto zgjedhje.
Madje, ajo shtoi se kritikat që janë bërë ndaj këtij procesi të verifikimit janë dashakeqe.
“Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar”, shtoi Daka.
Po ashtu, Daka shtoi se në këtë projekt janë duke shpenzuar shuma të mëdha parash në mëyrë që t’u mundësohet qytetarëve jashtë vendit të votojnë.
“Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetent Policia dhe IKShPK-ja. Ne do t’i thërrasim derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata sa i përket diasporës. Mund të keqpërdoret mirëpo këta djem dhe vajza punojnë deri në ora 12:00 të natës”, tha Daka./Gazeta Sinjali/