Ish -kryetarja e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila është shkarkuar dje nga presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se vendimi për shkarkim nuk është meritor dhe se do të shqyrtojë mundësitë që t’i drejtohet edhe instancave gjyqësore, transmeton Sinjali.
“Në qoftë se ka mundësi unë do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese, por do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore. Do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë duke pasur parasysh se vet jam gjyqtare, do t’i drejtohem gjykatës kompetente për këtë rast”, ka thënë ajo
“Unë do të shoh të gjitha mundësitë për të kërkuar të drejtën time përmes rrugëve ligjore, e cila është shkelur me një vendim politik dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme”, tha ajo para gazetarëve./Gazeta Sinjali/