Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media, ku ka thënë KGJK-ja i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë.
Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim sot i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.
Anëtarët e KQZ-së kërkuan dokumente shtesë për rekomandimin e Zyrës për Certifikim.